Flash News

E-TJERA

Mot i keq prek Rinasin, vonesa dhe anulime fluturimesh

Mot i keq prek Rinasin, vonesa dhe anulime fluturimesh

Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë sjellë vonesa në shumicën e fluturimeve që operojnë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar të aeroportit, reshjet dhe shkreptimat kanë vështirësuar operacionet ajrore, duke ndikuar në respektimin e orareve të parashikuara.

Burime nga aeroporti bëjnë me dije se katër itinerare janë anuluar. Bëhet fjalë për nisjet nga Tirana drejt Milanos, Venecias dhe Riminin në orët e paradites, si dhe një fluturim mbërritës nga Venecia, në orët e para të mëngjesit.

Në një reagim zyrtar, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës thekson se, pavarësisht motit të keq, operacionet po vijojnë normalisht dhe stafet janë në gatishmëri të plotë, në koordinim të vazhdueshëm për të garantuar shërbime të pandërprera për pasagjerët.

Autoritetet aeroportuale u bëjnë thirrje udhëtarëve që të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjat ajrore përkatëse për përditësime të mëtejshme, duke kërkuar mirëkuptim për situatën e krijuar.

Të fundit