Flash News

E-TJERA

Mot i kthjellët dhe i nxehtë, si do të jeta koha ditën e sotme

Mot i kthjellët dhe i nxehtë, si do të jeta koha ditën e

Edhe ditën e sotme, e dielë 20 Qershor, do të mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe relativisht të nxehtë.

Sipas Meteoalb, mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten temperaturat e mesditës duke  luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 35°C mesdita.

Era do fryjë mesatare  me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Të fundit