Flash News

E-TJERA

Mot i nxehtë dhe pa reshje, IGJEUM: Nesër rrezik i lartë për zjarre, qarqet që duhet të bëjnë kujdes

Mot i nxehtë dhe pa reshje, IGJEUM: Nesër rrezik i lartë për
Foto Ilustruese

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se sot dhe nesër pritet nivel i lartë rrezikut nga zjarret në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas IGJEUM, rreziku më i lartë është i përqendruar në qarkun e Kukësit, Vlorës dhe Shkodrës, të cilat priret të jenë më të rrezikuara sot.

Në këto dy ditë nuk priten reshje shiu, ndërsa temperaturat do të pësojnë luhatje që variojnë: 23-33 °C në bregdet, 21-36°C në vendet e ulëta dhe 16-30°C në zonat malore.

Njoftimi i IGJEUM:

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e shtunë dt.14) dhe nesër (e diel dt.15) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Kukës (v), Vlorë (vp) dhe Shkodër (jp). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e sotme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë dt.14) dhe nesër (e diel dt.15) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 33 °C

në vendet e ulëta: 21 / 36 °C

në vendet malore: 16 / 30°C

Era

Sot pasdite (e shtunë dt.14) dhe nesër (e diel dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Të fundit