Flash News

E-TJERA

Mot i nxehtë dhe temperatura të larta, si pritet të jetë moti sot

Mot i nxehtë dhe temperatura të larta, si pritet të jetë

Vendi ynë mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites, ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarkun e Elbasanit.

Po ashtu do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 40°C.

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i nxehtë, por pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në  ekstremin Verior dhe Veriperëndimor.

Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 36 gradë C në orët e mesditës.

Të fundit