Flash News

E-TJERA

Mot i paqëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

Mot i paqëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat

Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal; territorit Shqiptar do të kushtëzohet nga moti i të paqëndrueshëm.

Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu, më të dukshme në zonat Veriore dhe Qëndrore.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit ku priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të frota ere.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Të fundit