Flash News

E-TJERA

Mot i pazakontë në Fushë-Arrëz, breshëri i dëmton të mbjellat

Mot i pazakontë në Fushë-Arrëz, breshëri i dëmton

Mot i pazakontë në Fushë-Arrëz. Breshëri ka dëmtuar të mbjellat pasditen e djeshme, në disa zona.

“Në orët e vona  të pasdites së djeshme kemi pasur rënien e një rrebeshi breshëri të pazakonshëm në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz,  e konkretisht në Njesinë Administrative Fierz në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon, Fierz dhe në Njesinë Administrative Iballe në fshatin Iballe.

Ku si pasojë e kësaj stuhie kemi shkaterrimin e të gjitha kulturave bujqësore të ketyre bujqëve, si dhe në bletari. Dëme të konsiderueshme janë bërë në çatitë e banesave, dhe në shkatërrimin  e të gjitha makinave që posedojnë këta banorë duke ju thyer gjamat dhe dëmtime tjera në  konstruksionet e tyre.

Bashkia Fushë-Arrëz, Faqja Zyrtare bashkë me Zyren e Emergjencave  Civile, Stafin e saj në bashkëpunim me Njësitë Administrative, kryetarët e fshatrave, po bëjnë të mundur evidentimin e dëmeve që janë krijuar nga kjo situatë e pazakontë natyrore në menyrë që t'ju vijmë në ndihmë për të përballuar këto dëme.”- thuhet në njoftimin e bashkisë.

 

Të fundit