Flash News

E-TJERA

Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla

Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet lundrimi për

Mbrëmja e kësaj të mërkure ka sjellë përkeqësim të kushteve të motit në Vlorë, duke detyruar autoritetet të marrin masa kufizuese për lundrimin në Gjirin e Vlorës.

Si pasojë e situatës hidrometeorologjike, është ndaluar dalja në det të hapur për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit deri në orën 06:00 të datës 27 mars. Autoritetet u bëjnë thirrje subjekteve detare të sigurojnë mjetet dhe të rrisin gatishmërinë për përballimin e kushteve të vështira.

Ndërkohë, anija e linjës Vlorë–Brindisi ka anuluar lundrimin e planifikuar për datën 26 mars, ndërsa transporti ndërkombëtar detar vijon pa ndërprerje.

Sipas parashikimeve, përmirësimi i kushteve atmosferike pritet pas orës 06:00 të datës 27 mars.

Të fundit