Flash News

E-TJERA

Mot pranveror në mes të dimrit, moti për javën e ardhshme në Shqipëri

Mot pranveror në mes të dimrit, moti për javën e ardhshme

Pas reshjeve të shumta dhe temperaturave të ulëta gjatë fundjavës, java që vjen pritet të sjellë një ndryshim të ndjeshëm të motit.

Sipas parashikimeve, depërtimi i masave ajrore jugperëndimore, të lidhura me Anticiklonin e Azoreve, do të sjellë mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm nga e hëna deri të enjten. Gjatë këtyre ditëve, pritet të ketë vetëm vranësira kalimtare, duke ofruar kushte atipike për stinën e dimrit dhe një "shije" pranverore.

Megjithatë, kjo situatë do të jetë e përkohshme, pasi nga e premtja priten rikthime të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa në zona të caktuara, si përgjatë luginave dhe bregdetit, mund të arrijë deri në 11-16 m/s. Dallgëzimi do të variojë nga 1 deri në 3 ballë.

Të fundit