Flash News

E-TJERA

Moti/ Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, zonat ku priten reshje

Moti/ Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, zonat ku priten reshje

Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga një mot me kthjellime dhe vranësira. Këto të fundit do të jenë më të dukshme në zonat qëndrore dhe veriore, duke gjeneruar dhe reshje ta pakëta shiu.

Ndërsa në jug do të dominojnë kthjellimet. Pas mesditës pritet përmirësim i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të lartë 4-5 ballë.

Të fundit