Flash News

E-TJERA

Moti/ Bien ndjeshëm temperaturat, priten reshje dëborë edhe në zonat e ulëta

Moti/ Bien ndjeshëm temperaturat, priten reshje dëborë edhe

Vranësirat dhe reshjet do të karakterizojnë motin gjatë ditës së sotme. Në pjesën lindore të vendit reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Parashikohet që pasditja dhe nata të sjellin rënie të temperaturave, çka pritet të sjellë reshje dëbore edhe në zonat e ulëta.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen ndjeshëm në mesditë me të paktën 5 gradë, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 9°C.

Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det me shpejtesi 45-50 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

Të fundit