Flash News

E-TJERA

Moti/ E premtja do të jetë ditë e nxehtë, temperaturat shkojnë në në 41°C

Moti/ E premtja do të jetë ditë e nxehtë, temperaturat

Sikurse ditët e tjera të javës edhe e premtja do të jetë e nxehtë. Këto kushte atmosferike do të mbizotërojnë edhe gjatë pasdite dhe mbrëmje, përveç në veri dhe zonat përgjatë kufirit lindor, të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit nuk pësojnë ndryshime në vlerat minimale, por ulen lehtë në vlerat maksimale, duke u luhatuar nga 19°C deri në 41°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Të fundit