Flash News

E-TJERA

Moti gjatë fundjavës, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

Moti gjatë fundjavës, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

Ditët me vranësira dhe me reshje do të ja lënë vendin atyre me diell duke filluar që nga dita e sotme dhe gjatë fundjavës. 

Sipas “MeteoAlb” dita e shtunë do të sjellë temperatura që do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius. Në zonat malore do të kemi kalime të lehta të vranësirave.

Ndërkohë, dita e dielë do i bëjë vranësirat më të shpeshta në territorin shqiptar, por nuk priten reshje shiu. Pritet të kete një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e mesditës duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerës 19 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonën malore do të luhaten nga 8 deri në 12 gradë Celsius.

Mëngjeset ditën e dielë do të kenë rritje të lehtë të tyre duke bërë që minimumet të ngjiten 2 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 5 dhe shumë pranë vlerave 10 gradë Celsius.

 

 

Të fundit