Flash News

E-TJERA

Moti i acartë mbërthen vendin, temperaturat e ulëta do të vijojnë deri më 25 Shkurt

Moti i acartë mbërthen vendin, temperaturat e ulëta do të
Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim, duke theksuar se deri më 22 shkurt vendi do të përballet me temperatura të ulëta, por me kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Porjas, moti do të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa i ftohti do të zgjasë deri më 25 shkurt. Pas kësaj date pritet një përmirësim i ndjeshëm i temperaturave.

“Moti do të mbetet stabël deri më 22-23 shkurt, me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta. Një rritje e lehtë e tyre do të nisë pas datës 22, por do të fillojmë ta ndiejmë pas datës 25 shkurt, kur temperaturat do të rikthehen në vlerat e fillimit të muajit,” tha Porja.

Kjo do të thotë se pas datës 25 shkurt, temperaturat do të fillojnë të ngjiten ndjeshëm, duke sjellë një përmirësim të motit në të gjithë vendin.

Të fundit