Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ 56 shtëpi të përmbytura në Durrës, evakuohen dy familje

Moti i keq/ 56 shtëpi të përmbytura në Durrës,
Foto ilustruese

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje edhe në Durrës. Lumi Erzen dhe Ishëm kanë dalë nga shtrati duke përmbytur disa shtëpi dhe toka bujqësore.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se janë 56 shtëpi të përmbytura, ndërsa 10 të tjera uji kanë prezencë uji deri në oborr.

Dy familje janë evakuar dhe janë strehuar në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë 370 hektarë tokë janë nën ujë.

Shirat e dendur të ditëve të fundit kanë rikthyer problematikat në vend, por më serioze situata paraqitet në Shkodër.

Të fundit