Flash News

E-TJERA

Moti i keq, ambasada e SHBA në Tiranë thirrje shtetasve amerikanë: Kujdes në zonat e rrezikuara

Moti i keq, ambasada e SHBA në Tiranë thirrje shtetasve

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen.

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi.

Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut. Shtetasit amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të gjejnë më shumë informacion këtu: https://al.usembassy.gov/weather-alert-emergency-message...", thuhet në njoftimin e ambasadës. 

Të fundit