Flash News

E-TJERA

Moti i keq anulon lundrimet, si paraqitet situata në akset rrugore

Moti i keq anulon lundrimet, si paraqitet situata në akset rrugore

Reshjet e dendura të shiut vijojnë të jenë prezent në vendin tonë. Për shkak të motit të keq janë anuluar lundrimet e parashikuara nga Durrësi drejt Barit. Përmes një njoftimi zyrtar Ministria e Infrastrukturës ka dhënë raportin për orën 20:00 se si paraqitet situata si pasojë e motit të keq.

ARRSH

Rajoni Verior

Vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë në Tropojë, ku janë regjistruar edhe problemet më të mëdha. Të gjitha akset e rajonit verior jane të qarkullueshme. I vetmi aks rrugor ku për arsye sigurie është bllokuar momentalisht qarkullimi i mjete të rënda është aksi Bajram Curri – Kam. Në këtë aks vazhdon qarkullimi i mjeteve të vogla vetura dhe furgona. Nuk lejohet kalimi i mjeteve të rënda pasi ka dëmtime të asfaltit.

Pritet pushimi i reshjeve për të ndërhyrë me mbushjet atje ku ka dëmtime. Edhe në Qafë Mali – Fierzë po punohet me 3 fadroma dhe një eskavator për përmirësimin e situatës pasi vijojnë reshjet. Ka probleme të vogla në akset e qarkut Kukës si në Kukës – Krumë, Kukës – Bushtricë,  Kukës – Shishtavec me rrëshqitje aluvionesh, por pa problem për qarkullimin rrugor.  Në të gjithë akset e tjerë të rajonit brigadat e mirëmbajtjes janë në terren duke bërë pastrime nga rënia e aluvioneve në rrugë.

Rajoni Qendror

Aktualisht në rajonin qendror nuk ka prezencë të reshjeve të shiut. Qarkullimi i mjeteve është i vazhdueshëm në çdo aks. Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo rast.

Rajoni Jugor

Ne rajonin jugor moti drejt përmirësimit. Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo përkeqësimi të mundshëm të situates.

OSHEE

Aktualisht janë 14 fidera jashtë pune. 96% e avarive në zona rurale, malore. Jashtë pune janë 2 Nst Gropaj (Kukës) dhe Hysgjokaj (Berat). Po punohet nga grupet e Tensionit të Lartë. Situata paraqitet e përmirësuar në masën 80%, krahasuar me gjendjen kritike të paradite Po punohet në fiderat e zonave Lushnje, Fier dhe Përmet, kurse në pjesë të tjera kanë defekte në sektorin TU (tensioni i Mesëm) Të gjithë linjat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në funksionim. Të gjitha linjat e tensionit 35kV punojnë në kapacitet të plotë.

Të fundit