Flash News

E-TJERA

Moti i keq, ARRSH informacion mbi akset problematike: Kujdes, në këto rrugë kalohet vetëm me zinxhirë!

Moti i keq, ARRSH informacion mbi akset problematike: Kujdes, në këto

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare pas situatës së krijuar nga bora dhe ngricat në të gjithë vendin.

Sipas ARRSH, në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, por qarkullimi në disa prej akseve duhet të kryhet vetëm me zinxhirë.

“RAJONI VERIOR

Qarkullohet me zinxhirë:

Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

RAJONIO QENDROR

Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë:

Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë Qafë-Mollë, Trau Djatit Teleferik, Lunik–Fushë Studë-Klenjë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë.

RAJONI JUGOR

Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

 

Të fundit