Flash News

E-TJERA

Moti i keq, ARRSH thirrje drejtuesve të mjeteve: Kujdes nga lagështira në rrugë

Moti i keq, ARRSH thirrje drejtuesve të mjeteve: Kujdes nga lagështira

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar mbi situatë me akset rrugore pas motit të keq që ka përfshirë sot vendin.

Sipas ARRSH, në urën e Zapod – Shishtavec, në Bogë –Theth dhe në Tamarë – Vermosh, ka psur reshje bore. Borëpastrueset kanë bërë pastrimin e rrugës.

ARRSH i bën thirrje drejtuesve të kenë kujdes nga lagështira.

“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve

Në Ura e Zapodit-Shishtavec, në Bogë-Theth dhe në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore

Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugës

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë”, njofton ARRSH.

Të fundit