Flash News

E-TJERA

Moti i keq, bllokohet një familje në Lezhë nga rritja e nivelit të ujit

Moti i keq, bllokohet një familje në Lezhë nga rritja e nivelit

Një familje ka mbetur e bllokuar në Lezhë si pasojë e motit të keq.

Mësohet se në fshatin Rraboshtë, njësia administrative Kallmet familja është izoluar nga rritja e nivelit të ujit të një kanali dhe bllokimin e tij.

Strukturat e bashkisë Lezhë si dhe Kryetari i Njësisë Administrative janë njoftuar për rastin dhe në vendngjarje po shkojnë strukturat e emergjencat civile të bashkisë Lezhë, me mjet për zhbllokimin e kanalit.

Ndërkohë, vetë bashkia nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ka njoftuar banorët se pritet përkeqësim i motit në vijim sipas të dhënave nga shërbimi Meteorologjik.

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje! Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast problematik! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049”, njoftoi bashkia e Lezhës.

 

Të fundit