Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ Bllokohet rruga e Arbrit, bie bora e parë në Llogara. Si paraqitet situata në vend

Moti i keq/ Bllokohet rruga e Arbrit, bie bora e parë në Llogara. Si

Reshjet e dendura të shiut nuk janë ndërprereë në vendin tonë, duke krijuar edhe problematike në disa zona. Ndërsa zonat malore janë mbuluar nga dëbora.

Rruga e Arbrit është bllokuar sërish si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës në zonat malore të Dibrës.

Policia iu ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që shkojnë në drejtim të Tiranës të përdorin rrugën alternative, aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Në Lezhë situate e përmbytjeve vijon të jetë problematike. Në dy shkollat që u përmbytën një ditë më parë, mësimi vijon të jetë i pezulluar.

Edhe malësia e Krujës është mbuluar nga dëbora, trashësia e së cilës shkon deri në 15 cm. Rruga për Qafshtamë kalohet vetëm me zinxhirë. Ndërsa disa fshatra kanë mbetur pa energji për shkak të dëmtimit të linjave ekzistuese.

Gjithashtu ka rënë edhe dëbora e parë për këtë vit në Llogara. Por rruga paraqitet e kalueshme. Edhe juglindja është zbardhur nga dënora. Në Korçë ka rënë dëbora e parë, ndërsa në Dardhë trashësia ka arritur deri 15 cm.

 

Të fundit