Flash News

E-TJERA

Moti i keq bllokon 10 fshatra në Kukës

Moti i keq bllokon 10 fshatra në Kukës

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, edhe në Bashkinë Kukës situata paraqitet problematike.

Të paktën 10 fshatra janë izoluar për shkak të akseve rrugore të bllokuara. Si rezultat i shembjeve, prezencës së gurëve dhe inerteve në rrugë, si dhe prurjeve të përrenjve, janë bllokuar akset rrugore si më poshtë:

-Rruga e fshatit Tejdrinë, Njësia Administrative Ujmisht;

-Rruga që lidh lagjen Haravel me fshatin Lusën;

-Rruga e fshatrave Lojmë dhe Orçikël, Njësia Administrative Zapod;

-Rruga e fshatit Borje, Njësia Administrative Shishtavec;

Gjithashtu, janë evidentuar dëmtime në rrugë në Njësitë Administrative: Malzi, Kolsh, Surroj, Zapod, Shishtavec dhe Topojan.

Si pasojë e erës së fortë, është regjistruar edhe një dëmtim i çatisë së një ndërtese shkollore në fshatin Bele, Njësia Administrative Zapod.

Të fundit