Flash News

E-TJERA

Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike

Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset

Për shkak të kushteve të motit të keq, me reshje dëbore dhe shiu në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për sigurimin e qarkullimit të sigurt në rrugë.

Prezenca e forcave të Policisë Rrugore dhe patrullave të përgjithshme është rritur, me qëllim monitorimin e lëvizjes së automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë.

Në një apel për drejtuesit e automjeteve, Policia u kërkon të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore për të shmangur rreziqet në rrugë.

Po ashtu, drejtuesve të mjeteve iu kërkohet të moderojnë shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë në akset ku ka ngadalësim të lëvizjes, dhe të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit.

Situata akset rrugore:

Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër është bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës. Policia Rrugore e Dibrës dhe Tiranës është në terren për të parandaluar pengesat dhe bllokimin e rrugës. Firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës.
Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë, në segmentin Qafë Shari – Laku i Ballçit, është i pakalueshëm për shkak të reshjeve të dëborës dhe erës së fortë. Bashkia e Fushë Arrëzit ka marrë masa për dërgimin e mjeteve për hapjen e rrugës.
Aksi rrugor Qafë Thanë – Librazhd ka vështirësi për kalimin e kamionëve, për shkak të reshjeve të pandërprera të dëborës.
Për momentin, akset e tjera rrugore janë të hapura dhe borëpastrueset vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Policia ka shtuar patrullat edhe në akset rrugore nacionale dhe urbane për të menaxhuar situatën e reshjeve të shiut.

 

Të fundit