Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ Bora zbardh Korçën, ortekët në aksin Bogë-Theth vështirësojnë qarkullimin

Moti i keq/ Bora zbardh Korçën, ortekët në aksin

Moti i keq me reshje shiu dhe bore që kanë rënë gjatë natës kanë krijuar vështirësi qarkullimi në disa zona të vendit.

Sipas ARRSH, kanë filluar reshjet e dëborës në Dardhë, në Llogara, në Krujë-Sarisalltik, në Ura e Zapodit Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ndërsa në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim

“Kanë filluar reshjet e dëborës në Dardhë, në Llogara, në Krujë-Sarisalltik, në Ura e Zapodit Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme

Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës

Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

Situata në Lezhë

Ndërkohë, në territorin e Qarkut Lezhë ka patur reshje shiut me intensitet të ulët.

Nga strukturat e MC të bashkisë  Lezhë, raportohet se në total si qark ka rreth 770 ha tokë bujqësore të përbytur.(300 ha bashkia Kurbin dhe 470 bashkia Lezhë)

 Situata në Shkodër

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur.

Rruga e obotit ka prezence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ne rrugen e Obotit po operon  nje mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

 

 

Të fundit