Flash News

E-TJERA

Moti i keq, dëmtohen edhe objektet “Monument Kulture” në Gjirokastër

Moti i keq, dëmtohen edhe objektet “Monument Kulture” në

Moti i keq me reshjet intensive kanë sjellë probleme edhe për objektet “Monument Kulture” në Gjirokastër.

Në zonën historike të qytetit dhe rrethinat për shkak të motit të keq janë regjistruar dëmtime të vlerave arkitektonike dhe ndërtimore në disa godina të gurta.

“Në qendrën historike të qytetit të Gjirokastrës janë kryer inspektime në monumentet të cilat janë tashmë në gjendje rreziku për t’u shembur, kemi pasur disa rënie muresh apo edhe dëmtime të ndryshme në çati por nuk kemi pasur objekte të cilat të jenë rrëzuar, janë marrë masat për të njoftuar dhe banorët ose rezidentët e zonave përreth këtyre monumenteve për të marrë masat për të mos pasur dëmtime të tyre”, thotë Ardis Duka, drejtor i DRTK Gjirokastër, shkruan Euronews Albania. 

Specialistët e monumenteve apelojnë që shqetësim gjatë  stinës së dimrit janë godinat muzeale të braktisura, disa prej të cilave po degradohen për shkak të problemeve të pronësisë së tyre.

“Në qytetin e Gjirokastrës ka 392 objekte “Monument Kulture” të Kategorisë së Parë dhe të Dytë të cilat jo të gjitha janë në gjendje të mirë apo janë me pronarë dhe kjo është një problematikë shumë e madhe sepse ka objekte të abandonuara të cilat prej kohësh nuk mirëmbahen nga pronarët dhe kjo është një rrezik jo vetëm për shkak të objektit Monument Kulture por edhe për qytetin dhe banorët”, shprehet Duka.

 

Të fundit