Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ Dëmtohen urat në Pukë, vështirësi në qarkullim në Shëngjin dhe Dibër

Moti i keq/ Dëmtohen urat në Pukë, vështirësi në

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin, kanë sjellë problematikat e para. Shirat kanë shkaktuar dëme në disa akse rurale në Pukë. Urat lidhëse të disa fshatrave janë dëmtuar si pasojë e prurjeve të përrenjve, ndërkohë që ka pasur probleme edhe me ujësjellësat të cilat në disa zona kanë dalë jashtë funksionit.

Situata paraqitet e vështirë në disa fshatra, ndërsa vijon puna për normalizimin e gjendjes.

Ndërsa në Shëngjin, uji ka vërshuar në rrugë, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Nga moti i keq janë dëmtuar linjat elektrike e për pasojë kanë mbetur pa energji elektrike fshatrat e Zadrimës.

Ndërsa në Dibër, shirat kanë shkaktuar problematika ndërsa segmenti i rrugës Arbrit Bulqizë-Peshkopi ka pak rënie gurësh duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

 

Të fundit