Flash News

E-TJERA

Moti i keq dhe Covid-19 ndërpresin punën e ambasadave shqiptare në disa shtete

Moti i keq dhe Covid-19 ndërpresin punën e ambasadave shqiptare
Ambasada shqiptare në Romë

Moti i keq dhe kufizimet e vendosura nga pandemia Covid-19 kanë kufizuar dhe ndërprerë punën e ambasadave shqiptare në disa shtete të botës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarët shqiptarë që në raste emergjencash në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë, të kontaktojë me numrat e telefonit të përfaqësive diplomatike që MEPJ ka vendosur në dispozicion.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

Në raste emergjencash, lutem kontaktoni në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617

Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’ju përgjigjur qytetarëve në kohë reale”, njofton MEPJ.

Të fundit