Flash News

E-TJERA

Moti i keq, drejtori i gatishmërisë emergjente shpjegon situatën: Nesër rrezikojmë përmbytje

Moti i keq, drejtori i gatishmërisë emergjente shpjegon situatën:

Drejtori i gatishmërisë emergjente, Robert Hysenllari thotë se në orët në vijim vendi pritet tw ketw mot me reshje të dendura dhe intensive tonë.

Ai u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se reshjet më të forta të shiut do jenë në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit.  

Sipas Hysenllarit do të ketë një rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm, konkretisht në Drin, Bunë, Mat dhe Vjosë.

 “Parashikohet që mund të shkaktohet përmbytje nga lumi Drin dhe Buna,” – u shpreh Hysenllari.

 

Të fundit