Flash News

E-TJERA

Moti i keq, Drejtoria Detare: Për tre ditët në vijim të bëhet kujdes, dallgët pritet të shkojnë deri në 3.5 metër

Moti i keq, Drejtoria Detare: Për tre ditët në vijim të

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar të gjitha autoritetet portuale që të bëjnë kujdes në ditët në vijim për shkak të përkeqësimit të motit.

Me anë të një postimi në Facebook, drejtoria shkruan se me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur ka kërkuar që të marrin të gjitha masat për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm. 

Njoftimi:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në Republikën e Shqipërisë gjatë datave gjatë datave 17-18-19.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 datë 17.11.2023 era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe më pas në drejtimin Veri-Perëndim në forcën deri 6-8bft me shpejtësi ere deri 20-30m/s dhe lartësi dallge deri 1.70-3.50 m.

Masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme Detare vijojnê si më poshtë:

1. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE - NISJES GJATË DATAVE 17-18-19.11.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 12:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE TË ANIJEVE TË PESHKIMIT JANË NJOFTUAR QË TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17-18-19.11.2023

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete NUK do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.11.2023.

 

Të fundit