Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ Drejtoria e Përgjithshme Detare: Dallgë deri në 3.5 m, nuk ka lundrim të sigurt deri në 19 janar

Moti i keq/ Drejtoria e Përgjithshme Detare: Dallgë deri në 3.5

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar situatën e rrezikshme për mjetet e vogla të peshkimit. Përmes një njoftimi zyrtar, ku bën me dije se moti do vijojë të jetë i keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare thotë se lundrimi do të jetë i sigurt pas orës 16:00 të 19 janarit.

Dallgët pritet të jenë nga 1.8 deri 3.5 metra. Në këto kushte, kërkohet marrja e masave të nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike në datën për 16-17-18 Janar 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar në orën 01:00 të datës 16 Janar 2023 përgjatë gjithë bregdetit shqiptar. Era do të jetë me drejtimin Jug-Jugperëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra”.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për lundrimin e sigurtë për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas datës 19 Janar 2023 ora 16:00. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thuhet në njoftim.

Të fundit