Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ Drejtoria e Përgjithshme Detare: Siguroni mjetet në port

Moti i keq/ Drejtoria e Përgjithshme Detare: Siguroni mjetet në port

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se pritet të ketë një përkeqësim të motit duke filluar nga dita e sotme.

Përmes një postimi në Facebook, DPD, shkruan se përkeqësimi i motit pritet të vijojë deri në mesnatën e së mërkurës, teksa bëri thirrje për bashkëpunim të subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë masat për sigurimin e mjeteve.

Gjithashtu, në njoftim shkruhet se bregdeti do të përfshihet nga era me drejtim jug -jugperëndim me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës mbi 3 m.

Njoftimi i plotë:

Duke filluar nga dita e sotme deri ditën e mërkure në mesnatë, moti do të përkeqësohet.

Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug -jugperëndim me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës mbi 3 m.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Të fundit