Flash News

E-TJERA

Moti i keq, kryebashkiaku i Tropojës jep alarmin: Po shkojmë drejt katastrofës

Moti i keq, kryebashkiaku i Tropojës jep alarmin: Po shkojmë drejt

Kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberaj ka ngritur alarmin pas situatës së krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me foto nga situata e krijuar, Byberaj ka paralajmëruar përkeqësim të situatës që po sjellë katastrofë natyrore, ndersa u ka bërë thirrje institucioneve dhe banorëve të reagojnë në kohë. 

Postimi i kryebashkiakut:

Situate emergjente e tejskajshme ne Tropoje.

Shiu i panderprere prej dy ditesh shoqeruar me stuhi e rrebeshe po sjell deme te medha ne Tropoje.

Ndodhem se bashku me stafin tim prej mesnate ne Njesine Adiministrative Bytyç ku po monitorojme situaten.

Jo vetem rruget,kanalizimet, jane te tejmbushura por nga gerryerjet dhe shembjet e medha jane ne rrezik banesat e qytetareve.

Gjendja me alarmante eshte ne fshatin Vlad por pothuajse ne te gjithe territorin e Bashkise pershkallezimi po shkon drejt nje katastrofe natyrore.

Apeloj ne menyre urgjente jo vetem prane institucioneve pergjegjese shteterore por dhe tek secili banor i Tropojes per kujdes te shtuar dhe solidaritet.

Kujdesi me i madh duhet te jete tek rezervuaret e tejmbushur te cilet rrezikojne ne raste si ky.

Ne jemi e do te jemi prane qytetareve kudo ku jane ne veshtiresi me mjetet dhe burimet tona njerezore qe te perballojme kete situate te rende e te papritur.

 

Të fundit