Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ Lumenjtë Vjosa dhe Shkumbini dalin nga shtrati, Lezha ‘zbardhet’ nga breshëri. Zonat problematike

Moti i keq/ Lumenjtë Vjosa dhe Shkumbini dalin nga shtrati, Lezha
Lumi Vjosa

Moti i keq me reshje intensive shiu gjatë ditëve të fundit ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit.

I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka depërtuar në rrugë, duke vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Reshjet e pandërprera të shiut kane bërë që pasditen e së hënës lumi Shkumbin të dalë nga shtrati. Mësohet se lumi ka dalë në fshatin Malasen dhe për pasojë janë përmbytur rreth 5-6 hektarë tokë bujqësore.

Reshjet e dendura kanë bërë që edhe niveli i lumit Vjosa të rritet. Mësohet se lumi ka devijuar rrjedhën normale në afërsi të Urës së Mifolit duke sjellë përmbytje në pjesën e tregut të gjësë së gjallë.

Po ashtu probleme ka pasur me rrëshqitjet e gurëve në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit në Librazhd por qarkullimi i mjeteve vijon normalisht pasi firma kontraktuese është duke vijuar punën për mirëmbajtjen e rrugës. Rrëshqitje dherash raportohen edhe në fshatin Bersnike të Gramshit.

Reshjet e dendura janë pasuar nga një stuhi breshëri në Lezhë. 

Qyteti është zbardhur në pak sekonda, ndërsa janë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se  moti i keq ka shkaktuar  rënie gurësh, drurë, si dhe materiale inerte në rrugë. Disa prej akseve më problematike janë:

Bajram Curri–Valbonë

Kukës–Ura e Zapodit

Kukës–Bushtricë

 Elbasan-Gjinar

 Librazhd-Steblevë

Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi

 Librazhd–Përrenjas

Elbasan–Qafë Thanë dhe Llogaraja.

Të fundit