Flash News

E-TJERA

Moti i keq rikthen problematikat në vend/ Përmbyten Shkodra e Vlora, Buna del nga shtrati

Moti i keq rikthen problematikat në vend/ Përmbyten Shkodra e Vlora,

Bashkia e Shkodrës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, situata në qytet vazhdon të përkeqësohet me 1800 ha tokë bujqësore nën ujë dhe gjashtë shtëpi të përmbytura.

Gjithashtu, është e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç, dhe është e pakalueshme rruga kryesore e Darragjatit ku vetëm me mjete të tonazhit të lartë mund të lëvizet.

Njoftimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 11.02.2021
Hidrometri shënon 6.98 cm , me një rritje prej 11 cm në hidrometrin e Dajçit, 25 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.
– 1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).
-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.
-Shtëpi të përmbytura 6
– Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.
-Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.
-Është e pakalueshme rruga kryesore e Darragjatit dhe vetëm me mjete të tonazhit të lartë mund të lëvizet.
-Kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.
-Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
-SPZ e zonës në gatishmëri .
-Qendrat shendetësore në gatishmëri
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje.
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

Ndër të tjera, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit është rritur së tepërmi niveli i lumenjve, me lumin Buna që ka dalë nga shtrati.

Rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.

Po ashtu, ka rritje të prurjeve të lumit Drin. Mbrëmë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera. Gjatë natë forcat zjarrfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë patur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave.

Gjithashtu, edhe prefektura e Elbasanit ka bërë me dije situatën e krijuar për shkak të përmbytjeve në zonë.

Në njoftimin e Prefekturës, nënvizohet se gjatë mbrëmjes, në të gjithë qarkun ka pasur reshje të dendura në shiut, duke sjellë rënie inertesh në disa akse rrugore, ndërsa në disa fshatra ka mungesë energjie.

Elbasan-Njoftim i EC Prefektura

Ne qarkun Elbasan gjate oreve te nates dhe mengjesit te sotem kemi pasur reshje shiu me intensitet te larte ne gjithe qarkun.

Nga shirat e rene kemi pasur renie inertesh e aluvionesh ne disa prej akseve rrugore te cilat jane pastruar nga firmat kontraktuese. Ne nje biznes privat ne Nj.A Labinot Fushe kemi pasur presence uji per te cilen po punojne punonjesit e ASHP te bashkise Elbasan pasi ka nje kanal te bllokuar.

Ne furnizimin me energji elektrike kemi nderprerje ne disa fshatra te Njesive Administrative Kodovjat te  bashkise Gramsh, Shales te bashkise Cerrik dhe Perparim te bashkise Peqin. Po punohet nga punonjesit e OSHE per riparimin e defekteve.

Përkeqësimi i kushteve të motit ka shkaktuar problematika edhe në qytetin e Vlorës.

Ditën e sotme, zona e quajtur Albano Romina për shkak të reshjeve të dendura ka pësuar përmbytje, ndërsa rruga është bërë e pakalueshme.

Të fundit