Flash News

E-TJERA

Moti i keq, lumi i Thethit shkatërron urën që lidh dy fshatra në Shkodër

Moti i keq, lumi i Thethit shkatërron urën që lidh dy fshatra
Pamje nga Thethi

Moti i keq me reshje intensive shiu ka shkaktuar probleme në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

Kështu, fryrja e lumit të Thethit si pasojë e prurjeve të përrenjve në zonë prej shirave ka dëmtuar urën që lidh fshatin Theth me fshatin e Ndërlysaj. Kjo ka bërë që një pjesë e banorëve të mbeten të izoluar. 

Gjithashtu, uji ka përmbytur edhe disa akse të tjera duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.

 

Të fundit