Flash News

E-TJERA

Moti i Keq/ Lumi Ishëm del sërish nga shtrati, rruga në Obot vijon e pakalueshme

Moti i Keq/ Lumi Ishëm del sërish nga shtrati, rruga në Obot

Reshjet gjatë natës kanë përkeqësuar situatën në qarkun e Shkodrës. Shirat intensive kanë shtuar sipërfaqet e tokës që janë aktualisht nën ujë, ndërsa Bashkia njofton se sipërfaqja totale e përmbytur është 3585 ha.

Situata vijon të jetë e njëjtë edhe në Obot, ku rruga është e pakalueshme me mjete të larta pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka kërkuar sërish shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 02.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.69 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 9 cm

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.93 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 6 cm

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pa ndryshuara.

Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 240 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Dhe në qarqe të tjera, situata është eshte jo e mirë me lumin Ishëm që ka dalë sërish nga shtrati mbrëmjen e kaluar. Rreth 5000 hektarë tokë bujqësore janë në ujë kryesisht në fshatrat Murqinë, Derven, Luz, Bilaj dhe Mallkuç.

Aktualisht 50 banesa në fshatrat e përmbytur janë të rrethuara nga uji duke izoluar banorët atje.

Të fundit