Flash News

E-TJERA

Moti i keq, lumi Seman dhe Shkumbin dalin nga shtrati

Moti i keq, lumi Seman dhe Shkumbin dalin nga shtrati

Reshjet e shiut në qarkun e Fierit kanë ndaluar, ndërsa deri më tani nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara. Megjithatë, situata mbetet problematike për shkak të prurjeve të larta në lumenjtë kryesorë të zonës.

Lumi Seman vijon të ketë prurje të konsiderueshme dhe ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz, ku uji ka depërtuar në oborret e banesave, duke shkaktuar shqetësim për banorët. Përmbytjet kanë prekur gjithashtu me qindra hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturave në zonat Roskovec–Patos dhe Fier, duke sjellë dëme të mëdha për fermerët.

Situata paraqitet e vështirë edhe në qarkun e Lushnjës, ku lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati. Në fshatin Thanasaj, niveli i ujit ka kaluar argjinaturën dhe ka prekur rreth 20 banesa, duke rritur rrezikun për banorët e zonës.

Në terren ndodhen strukturat e Bashkisë Lushnjë, të cilat po monitorojnë nga afër situatën dhe po shqyrtojnë mundësinë e evakuimit të banorëve nëse niveli i ujit vijon të rritet. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Të fundit