Flash News

E-TJERA

Moti i keq ‘mbërthen’ edhe Elbasanin, përmbyten 5 banesa

Moti i keq ‘mbërthen’ edhe Elbasanin, përmbyten 5 banesa

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme edhe në Qarkun e Elbasanit, ku ka prani të shtuar të ujit në disa banesa në bashkinë e Belsh.

Në akset rrugore të bashkisë ka pasur inerte në rrugë, të cilat janë pastruar, dhe aktualisht nuk ka probleme në qarkullim.

Në bashkinë Cërrik, disa banesa janë në rrezik për shkak të bllokimit dhe prurjes së lartë të ujit në një kanal kullues. Bashkia Cerrik është njoftuar për marrjen e masave të nevojshme.

Në bashkinë Elbasan, 5 banesa janë përmbytur në zonën e uzinës 12 të ish-Kombinatit Metalurgjik Elbasan, për shkak të bllokimit të kanalit kullues nga punimet e firmës Salillari që po kryen punimet e Koridorit të 8. Mjetet e firmës janë dërguar në vendngjarje për të normalizuar situatën.

Të fundit