Flash News

E-TJERA

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, ARRSH njofton gjendjen e akseve rrugore nga veriu në jug

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, ARRSH njofton gjendjen e akseve

Nga veriu në jug, e gjithë Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe bore në disa zona. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar gjendjen e zonave të prekura nga kushtet e vështira atmosferike.

ARRSH njofton se rajoni Jugor dhe Qendror, përveç shiut të dendur, ka pasur edhe reshje bore. Borëpastrueset kanë bërë të mundur pastrimin e rrugëve.

Në rajonin Verior, për shkak të reshjeve të shiut, ka pasur probleme gjatë mbrëmjes në Qafë Mali-Fierzë. Ndërkohë qarkullimi vijon normalisht të gjitha akset nacionale.

Njoftimi i ARRSH:

Në Rajonin Jugor dhenë Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore

Në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimim e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore

Të fundit