Flash News

E-TJERA

Moti i keq mbulon vendin, reshje dhe erëra të forta gjatë dy ditëve në vijim

Moti i keq mbulon vendin, reshje dhe erëra të forta gjatë dy


Ditën e sotme pritet të nisë depërtimi gradual i masave ajrore të lagështa veriperëndimore, duke sjellë një mot të paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në zonat veriperëndimore dhe jugore, pas mesditës, pritet që reshjet të marrin intensitet të lartë, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa elektrike.

Një tjetër element problematik gjatë këtyre ditëve do të jetë era, që do të fryjë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi prej 11 km/h.

Ky parashikim vlen për të dyja ditët e ardhshme, duke sjellë kushte që kërkojnë kujdes, sidomos në zonat më të prekura nga stuhitë.

Qytetarët këshillohen të ndjekin me kujdes parashikimet e motit dhe të tregojnë vigjilencë, veçanërisht në zonat ku intensiteti i reshjeve dhe stuhive mund të jetë më i lartë.

Të fundit