Flash News

E-TJERA

Moti i keq me borë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në Qafën e Llogarasë

Moti i keq me borë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në Qafën e

Qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogarasë është bllokuar përkohësisht si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike.

Reshjet e dendura të dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta, kanë krijuar ngrica në rrugë, duke e bërë segmentin të rrezikshëm për lëvizjen e mjeteve.

Policia ka vendosur efektivë në zonë dhe ka marrë masën e ndalimit të qarkullimit për të garantuar sigurinë e drejtuesve të automjeteve dhe të udhëtarëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në këtë aks rrugor deri në përmirësimin e situatës dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Të fundit