Flash News

E-TJERA

Moti i keq me stuhi të fortë, plagosen dy të rinj në Kuçovë

Moti i keq me stuhi të fortë, plagosen dy të rinj në

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e motit të keq me stuhi të fortë në qytetin e Kuçovës.

 Dy të rinj, përkatësisht një djalë 26 vjeç dhe një 17-vjeçare janë plagosur dhe ndodhen në spitalin rajonal të Beratit.

Mësohet se Majkëll Vrapi i cili ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij dhe ka rënë nga soleta e shtëpisë nga era e fortë.

Rrëzimi nga një lartësi rreth tre metër i ka shkaktuar të riut nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës fraktura dhe shembje në të gjithë trupin.

Ndërkohë, nga stuhia e fortë, një depozitë uji është shkëputur nga çatia dhe ka zënë poshtë një vajze 17 vjeç, e cila  ishte duke kaluar në rrugë.

Ajo është jashtë rrezikut për jetën, edhe pse me fraktura dhe plagë të shumta.

 

Të fundit