Flash News

E-TJERA

Moti i keq, ministria: Mësimi nuk do të rifillojë në këto 13 shkolla

Moti i keq, ministria: Mësimi nuk do të rifillojë në

Si pasojë e motit të keq, që pritet të vazhdojë edhe ditën e nesërme, Ministria e Arsimit ka njoftuar se në 13 shkolla në qarkun e Shkodrës, të hënën nuk do të rifillojë mësimi.

Në njoftimin e ministres Kushi thuhet se mësimi do vijojë i pezulluar në Pult, Shosh dhe Shalë, ku priten reshje dëbore.

Bëhet fjalë për shkollat:

1. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Mehmet Shpendi", Shalë,

2. Shkolla 9-vjeçare "Giman", Shalë,

3. Shkolla 9-vjeçare "Theth" Shalë,

4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,

5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,

6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,

7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,

8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,

9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,

10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,

11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,

12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,

13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.

Të fundit