Flash News

E-TJERA

Moti i keq në vend, ARRSH: Kujdes në këto akse…

Moti i keq në vend, ARRSH: Kujdes në këto akse…

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se dy janë akset mw problematike në vend për shkak të reshjeve të dendura të shiut, aksi Përmet-Çarshovë ku ka inerte, dhe Fier-Seman ku ka rënie pemësh, të cilat po hiqen.

Në akset e tjera, sipas ARRSH, qarkullimi vazhdon normalisht, ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të ecin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë për shkak të prezencës së ujit në rrugë.

Në Përmet-Çarshovë si pasojë e reshjeve me intensitet ka pasur vërshim të përrenjve në trup të rrugës duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, grupet e punës me mjetejanë në terren duke ndërhyrë për kthimin e gjendjes së rrugës në normalitet

Në Fier-Seman ka pasur rënie pemësh në rrugë, të cilat po hiqen menjëherënga grupi i mirëmbajtjes

Në të gjitha akset e tjera nacionale qarkullimi vazhdon normalisht

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së ujit në rrugë, të ecin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë,” thuhet në njoftimin e ARRSH.

Të fundit