Flash News
“Kthema adresën”, shqiptarët e Luginës së Preshevës në protestë
As luks, as pushime/ “Corriere della Sera” brenda hotelit ku po qëndrojnë oficerët italianë
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas dy të rinjtë
Zgjedhjet ‘zgjojnë’ Ramën, kujtohet pas 12 vitesh për ndalimin e Marin Memës nga Greqia: Do kërkojmë heqjen e vendimit
Rëndohet bilanci i tragjedisë në Shkodër, ndërron jetë në spital Bashkim Basha
Policia e Shteti u ka bërë apel shoferëve dhe këmbësorëve të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve të tyre për shkak të përkeqësimit të motit.
Si pasojë e reshjeve të dendura dhe erës së fortë, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe inerteve në rrugë, dhe për këto arsye përdoruesit e rrugës duhet të rrisin vigjilencën sidomos kur janë duke drejtuar automjetet apo motomjetet në kushtet e errësirës ku pamja është e kufizuar.
Njoftimi i Policisë
APEL PËR MË SHUMË KUJDES!
Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu , Policia e Shtetit APELON për drejtuesit e automjeteve , motomjeteve dhe biçikletave , por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, të tregojnë kujdes të shtuar, duke respektuar me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor ????, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh .
Si pasojë e reshjeve të dendura dhe erës së fortë , në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe inerteve në rrugë, dhe për këto arsye përdoruesit e rrugës duhet të rrisin vigjilencën sidomos kur janë duke drejtuar automjetet apo motomjetet në kushtet e errësirës ku pamja është e kufizuar.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore , strukturat e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në të gjithë vendin dhe po përdorin mjetet inteligjente për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia Rrugore apelon për modelim të shpejtësisë , mos përdorim të aparatit celular dhe për mos kryerje të parakalimeve të gabuara . Përdoruesit e rrugës, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë .