Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ Në Vlorë dhe Durrës pezullohet lundrimi, Gjirokastra e përmbytur, bora izolon Thethin

Moti i keq/ Në Vlorë dhe Durrës pezullohet lundrimi, Gjirokastra
Foto Ilustruese

Moti rezervoi sot ‘pakënaqësi’ për thuajse të gjitha zonat e vendit. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, disa qytete ndodhen nën pushtetin e ujit.

Një ndërto është Durrësi, ku niveli i ujit kaloi trotuaret duke vështirësuar jo vetëm kalimin e këmbësorëve, por edhe qarkullimin e automjeteve. Lundrimi i anijeve të vogla u pezullua, për shkak të shiu dhe erës.

E njëjta situatë paraqitej, edhe në qytetin tjetër bregdetar të Vlorës. Lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit u pezullua deri më 28 dhjetor, përveç tragetit të linjës Vlorë-Brindis-Vlorë, që mund të vijojë normalisht udhëtimet.

Problematika ka pasur edhe në Lazarat. Për të dytën ditë radhazi, përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati duke vështirësuar lëvizjen e banorëve në lagjen “Lënxat”.

Nga ana tjetër,edhe Gjirokastra ndodhet në një situatë të vështirë. Reshjet e shumta kanë shkaktuar përmbytje duke bllokuar aksin nacional Gjirokastër-Sarandë. Polica Rrugore i bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm.

Në Shkodër, rruga e Thethit është bllokuar nga reshjet e borës, ku trashësia e së cilës ka arritur në 80 cm.

Të fundit