Flash News

E-TJERA

Moti i keq përfshin edhe Shkodrën, trashësia e borës në Fushë Arrëz shkon në 2 cm

Moti i keq përfshin edhe Shkodrën, trashësia e borës në

Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Shkodrës prej dy ditësh, kurse ditën e sotme ka pasur reshje të dendura bore në malësi dhe ulje të ndjeshme temperaturash, por pa probleme në qarkullimin rrugor dhe në akset kryesore.

Shtabi i Emergjencave dhe Prefektura Shkodër njoftojnë se reshjet e dëborës po bien në Qafë-Thore dhe Qafë Mali të Fushë Arrëzit dhe zona e Dukagjinit, ku trashësia e borës shkon në 2 cm.

Njoftimi i Prefekturës Shkodër:

“Nga komunikimi me strukturat vendore MC për situatën, Prefekti i Qarkut Shkodër ju bën me dije se:

-Në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër kemi rënie të ndjeshme të temperaturave.

-Në Qafë Thore dhe Qafë Mali ( Fushë Arrëz) kanë filluar reshjet e para të dëborës, për këto dy zona trashësia e dëborës arrin rreth 2 cm.

-Në bashkinë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz deri në këto momente nuk raportohen problematike nga strukturat përgjegjëse.

Furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon normalisht. Kalueshmëria e rrugëve në të gjithë territorin e qarkut është e plotë dhe pa pengesa.

Gjendja paraqitet e qetë dhe nën monitorim nga strukturat përgjegjëse të emergjencave civile dhe njësitë vendore”.

Të fundit