Flash News

E-TJERA

Moti i keq përfshin vendin/ ARRSH njoftim për gjendjen e rrugëve, akset ku nevojiten zinxhirë

Moti i keq përfshin vendin/ ARRSH njoftim për gjendjen e rrugëve,

Vendi është përfshirë nga moti i keq, i cili ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë një njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale, ku bën me dije se duhet përdorimi i zinxhirëve në këto rrugë: Qafë Mollë- Bizë, Krujë-Sarisalltik, Zëmblak-Goricë, Ura e Çereneçit-Klenjë dhe Qafë Bualli.

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë shkaktuar problematika edhe në akse të tjera, por tashmë janë të kalueshme. ARRSH iu bën apel drejtuesëve të mjeteve që të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

“Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Përrenjas-Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normslisht

Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Fushë Stude- Klenjë. Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Të fundit