Flash News

E-TJERA

Moti i keq përfshin vendin, reshje dhe ulje temperaturash

Moti i keq përfshin vendin, reshje dhe ulje temperaturash

Vendi është përfshirë ditën e sotme nga moti i keq. Reshje të dendura shiu do të dominojnë në të gjithë vendin, ndërsa në zonat verilindore dhe juglindore janë në formën e dëborës.

Këto kushte të motit pritet të vijojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjesit, por ulen gjatë orëve të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18 °C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor, duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

 

Të fundit