Flash News

E-TJERA

Moti i keq, pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari për nesër

Moti i keq, pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari për

Lundrimet e trageteve në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës do të pezullohen të dielën, më 12 janar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike të parashikuara për këtë ditë.

Kapiteneria njofton se janë anuluar nisjet dhe mbërritjet për dy tragete nga Durrësi dhe dy tragete nga Bari për shkak të erës së fortë me drejtim Veri-Lindje dhe forcë 8 në Adriatikun Jugor.

Megjithatë, lundrimet në linjën Ankona-Durrës dhe anasjelltas do të vazhdojnë normalisht, pa asnjë ndryshim. Kapiteneria ka sqaruar se transporti për këtë linjë do të funksionojë si zakonisht, pa pengesa.

Të fundit