Flash News

E-TJERA

Moti i keq pezullon për dy ditë dy linjat e trageteve, ndalohen edhe mjetet e peshkimit

Moti i keq pezullon për dy ditë dy linjat e trageteve, ndalohen edhe
Foto Ilustruese

Erërat e forta dhe dallgët e mëdha, kanë detyruar Drejtorinë e Përgjithshme Detare të pezullojë për dy ditë dy linjat e trageteve Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Drejtoria njofton se përveç linjave të trageteve, pezullohet edhe lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit.

“Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim JUG-JUGPERËNDIM dhe VERIPERËNDIM në daten7 Shkurt 2022 deri më 8 shkurt 2022 moti në gjithe bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar. Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë. Kushtet e motit përmirësohen në datën 9 shkurt 2022 mbas orês 6 të mëngjesit.

Për shkak të kushteve të motit Pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruse dhe mjeteve tē peshkimit gjithashtu për datën 07.02.2022 është pezulluar lundrimi per linjen Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Drejtori e Përgjithshme Detare do ju informojë në vijmësi për çdo ndryshim”, thuhet në njoftim.

Të fundit